Site icon Telegrafi

Osmani: Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar vazhdojnë përpjekjet për të siguruar paqe dhe stabilitet në gjithë kontinentin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey,

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në takim u rikonfirmua bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes, transmeton Telegrafi.

“Në takimin e sotëm me Ministrin e Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, rikonfirmuam vendosmërinë për të vazhduar forcimin e partneritetit tonë, në veçanti në fushën e mbrojtjes.

Ministri Heappey ka do të realizojë takim edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti. /Telegrafi/

Exit mobile version