Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar komunitetin turk për Ditën Kombëtare të Turqve të Kosovës.
Osmani ka deklaruar se Republika e Kosovës përbëhet nga komunitete me prejardhje, kultura dhe përvoja të ndryshme.
“Secili prej tyre sjell një perspektivë unike dhe përvoja që e pasurojnë jetën tonë. Komuniteti turk është një urë e fuqishme lidhëse ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”, ka deklaruar Osmani.
Ajo ka shtuar se pjesëmarrja aktive e komunitetit turk në jetën politike, parlamentare, kulturore e sociale e pasuron mozaikun e diversitetit në Kosovë.
“Kosova Türklerinin günü kutlu olsun!”, tha Osmani. /Telegrafi/