Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar pas platformës së propozuar nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli për një unitet politik të partive në lidhje me temat e mëdha për Kosovën.
Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “një koalicion me 52 vota nuk mund të gjejë zgjidhje as për tema të vogla e lëre më të krijojë konsensus për tema të mëdha”.
“E vetmja gjë në të cilën janë treguar shumë të zhdërvjelltë është krijimi i krizave”, shkruan Osmani. /Telegrafi/