Zv.kryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani, sot realizoi takim me presidentin, Gjorge Ivanov, në kabinetin e tij në Vodno. Osmani nga Ivanov kërkoi mbështetje në procesin e reformave, por edhe sigurimin e konsezusit dhe përfshirjen e opozitës.
Osmani në takim ka informuar presidentit për vizitën e tij në Bruksel, të cilën e realizoi së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe takimet që ka pasur me përfaqësuesen e KE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini dhe eurokomesarin për zgjerim, Johannes Hahn, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kemi mundësi të papërsëritshme, në vitin 2018 të bëjmë hapërimin historik dhe të mbyllim
çështjen e BE-së dhe NATO-s. Është e nevojshme që të lihen anësh prioritetet tona ersonale, partiake e madje edhe prioritetet etnike, të formojmë konsensus për reforma, dhe të arrijmë
rezultate”, theksoi Osmani.
Ai e potencoi rëndësinë e këtij momenti, duke përsëritur edhe vlerësimin e marrë nga Brukseli, se viti 2018 duhet të jetë vit historik për progresin e Republikës së Maqedonisë në integrimet euroatlantike./Telegrafi/