Vjosa Osmani është deputetja më e votuar në zgjedhjet e 11 qershorit, që ka marrë mbi 64 mijë vota në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.
“Kam pritur përkrahje më të madhe se në vitin 2014 edhe pse kam pasur numrin 81 në listë”, ka shtuar ajo.
Ajo ka thënë se ka qenë e qartë që s’ka qenë e përkëdhelura e partisë dhe se këtë e tregon “renditja në listë”.
Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës ajo ka thënë se synon reforma të thella të cilat LDK-në do ta vendosin të parën parti në vend.
“Do të angazhohem thellësisht për këto reforma. Nuk më intereson emri dhe mbiemri i kryetarit të partisë se kjo punë varet edhe nga strukturat e partisë – që nga nëndegët e deri të kryesia. Vjosa Osmani, është anëtare e devotshme e LDK-së”, ka thënë ajo. /Telegrafi/