Telegrafi

Osmani: Ish-presidenti Nishani u angazhua tërë jetën për shtetin e kombin shqiptar

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marr pjesë në ceremoninë shtetërore lamtumirëse në nderim të ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në Gjermani.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se në emër të qytetarëve të Kosovës u përkulën para arkëmortit të Presidentit, shtetarit të paepur, njeriut të urtë e dinjitar, qytetarit të ndershëm e atdhetarit të përkushtuar.

“Sot ia dhamë lamtumirën e fundit ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, i cili u nda nga jeta ditë më parë.

Lexo po ashtu Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Në emër të qytetarëve të Kosovës u përkulëm para arkëmortit të Presidentit, shtetarit të paepur, njeriut të urtë e dinjitar, qytetarit të ndershëm e atdhetarit të përkushtuar.

Ai u angazhua tërë jetën për shtetin e kombin shqiptar. Si President i Shqipërisë, ai u kujdes gjithnjë që Kosova të mbahet lart në agjendën e tij shtetërore.

Populli i Kosovës dhe institucionet e saj do ta kujtojnë përherë me mirënjohje të thellë.

I përjetshëm kujtimi për Presidentin Nishani!”, shkruan Osmani. /Telegrafi/