Telegrafi

Osmani: Iniciativa e Thaçit për ushtrinë përpjekje për ngritje të PDK-së

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli janë duke bërë fushatë.

Madje, ajo ka thënë se i pari i shtetit është duke punuar për të mirën e ish-subjektit që e ka themeluar dhe drejtuar.

“Thaçi po punon që ta ngritë PDK-në se po e sheh se s’po del mirë”, ka thënë Osmani në “Zona B” të Klan Kosovës.

“Edhe kjo iniciativa e pakoordinuar për ushtrinë është përpjekje e Thaçit për të ndihmuar PDK-në”, ka pohuar ajo.

Dhe në fund ka theksuar se nëse dikush duhet ta ndalë këtë ligj, ajo nuk duhet të jetë partia e saj, LDK-ja. /Klan Kosova/