Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, është shprehur e habitur me reagimin e shpejtë të prokurorisë, policisë dhe AKI-së për ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo, për të cilin po dyshohet se ka keqtrajtuar shqiptarët gjatë viteve të luftës në Kosovë.
Për deputeten Osmani është e çuditshme se si vetëm 24 orë pas raportimeve për veprat e Rikaols, institucionet kosovare dalin dhe thonë se s’ka fakte për këto vepra – pa pyetur fare dëshmitarët dhe pa dëgjuar dëshmitë e analizuar gjërat.
Postimi i plotë i deputetes Osmani:
“Si eshte e mundur qe ende pa u mbushur 24 ore nga raportimet per te kaluaren e ministrit Rikalo, Prokuroria, Policia dhe AKI te deklarohen se ky minister eshte i paster para ligjit. Kur u hetuan pretendimet? Kur u degjuan deshmitaret? Kur u gjinden studentet e Deçanit qe kishin qene te maltretuar? A eshte kjo procedura standarde per secilin rast te maltretimeve e keqtrajtimeve ndaj shqiptareve (pra injorimi i deshmive dhe i detyres zyrtare) apo po veprohet keshtu vetem per shkak se politika ka gisht ketu? Jo rastesisht, me nje logjike te tille institucionale, asnje serb qe ka kryer krime ndaj shqiptareve gjate viteve te 90-ta nuk eshte denuar deri tani. Ankohemi se te tjeret po i mohojne krimet ndaj shqiptareve, por ne fakt vet kontribuojme per nje gje te tille.
E turpshme ndaj viktimave; e pafalshme per institucionet e Kosoves.
Me e pakta qe do te duhej te ndodhte do te ishte suspendimi i Rikalos deri sa te kete nje hetim te mirefillte te rastit. Asnje institucion i Kosoves nuk duhet te kete vend per keqtrajtues e paramilitare. E verteta nuk mund te fshihet. Ajo del ne pah heret a vone. Vuajtjet e popullit shqiptar te viteve te 90-ta nuk duhet te harrohen kurre” (sic.), ka shkruar Osmani. /Telegrafi/