Site icon Telegrafi

Osmani: Grenell solli energji të nevojshme për dialogun me Serbinë

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar takimin e sotëm me përfaqësuesin special të Presidentit të SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Osmani përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Grenell solli energji të nevojshme për dialogun.

Lexo po ashtu Grenell me mesazh të njëjtë edhe nga selia e LDK-së: Nuk përzihemi në punët e brendshme, zhvillojeni ekonominë

“E lumtur për ta mirëpritur sërish në Kosovë, Richard Grenell dhe për ta falënderuar atë dhe presidentin Donlad Trupm për mbështetjen e tyre ndaj Kosovës. Ai ka sjellë energji të nevojshme për dialogun me Serbinë, dhe ne po shikojmë të bashkëpunojmë me të edhe në Qeverinë e ardhshme, të cilën po mundohemi ta formojmë sipas vullnetit të qytetarëve”, ka shkruar Osmani.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell pas takimit me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se nuk përzihen në punët e brendshme të Kosovës, por sipas tij SHBA-të janë të interesuara të shohin zhvillim ekonomik.

Kujtojmë se ambasadori Grenell, pas takimeve me liderët kosovarë, ka udhëtuar sot drejt Beogradit. /Telegrafi/

Exit mobile version