Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme ka mbajtur një takim me qytetarët e Komunës së Istogut.
Osmani në fjalimin drejtuar qytetarëve tha se tani ata kanë shansin fundit për të bërë ndryshimin e madh.
“Mos i lejoni që në institucionet e Kosovës të jenë ata njerëz që nesër ua kthejnë shpinën dhe e shesin për pazare kufirin, integritetin dhe buxhetin e vendit. Ata që e shesin sot integritetin e juaj, nesër do ta shesin integritetin e vendit, e keni fuqinë e votës mos e lejoni askënd të vendos për ju. E keni shansin historik dhe e kemi shansin e fundit për të bërë ndryshimin e madh dhe për ta vendosur vendin në binar”, është shprehur ajo.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 14 shkurt, kurse subjektet politike kanë kohë dhjetë ditë që të bëjnë fushatë zgjedhore, nga 3 e deri më 12 shkurt./Telegrafi/