Site icon Telegrafi

Osmani fton nesër partitë në takim për të caktuar datën e zgjedhjeve

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin i është hapur rrugë zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë, menjëherë ka reaguar ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Bekim Kupina këshilltar për media i u.d. të Presidentes, ka thënë për Telegrafin se partitë politike do të ftohen nesër nga u.d. presidentja Vjosa Osmani për ta diskutuar datën e mbajtjes  së zgjedhjeve të përgjithshme.

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh. /Telegrafi/

Exit mobile version