Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar bisedë telefonike me homologen e saj nga Sllovenia, Natasha Pirc Musar.
Gjatë bisedës të dyja presidentet kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe procesin e ardhshëm të Brdo-Brijunit.
“Bisedë e shkëlqyer me Presidenten Natasha Pirc Musar mbi zhvillimet e fundit, Procesin e ardhshëm Brdo-Brijuni dhe vizitën e saj të ardhshme në Kosovë. Së bashku, ne përpiqemi për bashkëpunim më të ngushtë, paqe, stabilitet dhe një zbatim të fuqishëm të agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë”, ka shkruar Osmani në Twitter. /Telegrafi/
Excellent call with President @nmusar on recent developments, the upcoming Brdo-Brijuni Process and her forthcoming visit to Kosovo.
Together, we strive for closer cooperation, peace, stability and a robust implementation of the Women, Peace, and Security agenda. 🇽🇰🇸🇮 pic.twitter.com/CXGmgub2Xv
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 8, 2023