Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar bisedë telefonike me emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.
Në një shkrim në llogarinë zyrtare në rrjetin social “X”, Osmani tha se ka folur për marrëdhëniet e shkëlqyera, të dyja shteteve, dhe përpjekjet për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Po ashtu për zgjerimin e mundësive për investime dhe marrëveshjen e ardhshme për heqjen e ndërsjellë të vizave.
“I kënaqur të flas me HH Sheikh @TamimBinHamad Al Thani sot, mik dhe aleat i madh i Kosovës. Diskutuam ???? marrëdhëniet e shkëlqyera, përpjekjet për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, zgjerimin e mundësive për investime dhe marrëveshjen e ardhshme për heqjen e ndërsjellë të vizave”, shkroi Osmani./Telegrafi/
Delighted to speak to H.H. Sheikh @TamimBinHamad Al Thani today, a great friend and ally of Kosovo.
We discussed the excellent ???? relations, efforts to strengthen Kosovo’s int’l standing, expanding investment opportunities & the upcoming agreement on mutual visa waiver. pic.twitter.com/DHyxxc1gnq
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 31, 2024