Site icon Telegrafi

Osmani falënderon liderët ndërkombëtar: Shteti i fortë bëhet me miq të mirë, e miqtë Kosovës nuk i kanë munguar kurrë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar liderët ndërkombëtar për telegramet e urimeve me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë.

Osmani ka thënë se “në prag të 13 vjetorit të pavarësisë së Republikës sonë, prezenca e afërsia e miqve tanë është po aq e dalluar e e çmueshme sa ç’ishte në momentet vendimtare të shpalljes së Kosovës një vend i pavarur”.

“Falënderoj përzemërsisht Mbretëreshën Elizabeth II të Mbretërisë së Bashkuar, presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeir, presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë Italian Sergio Mattarela si dhe aleatët e tjerë të shumtë për fjalët e sinqerta dhe konfirmimin e përkushtimit të tyre për fuqizimin e shtetit tonë brenda dhe jashtë kufijve”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Tutje, Osmani thotë se “Shteti i fortë bëhet me miq të mirë, e miqtë Kosovës nuk i kanë munguar kurrë”. /Telegrafi/

Exit mobile version