Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në SHBA, ka takuar në kryeministrin Kanadasë, Justin Trudeau.
Osmani, në një postim në Facebook, shkruan se në Samitin e NATO-s, në Washington e ka falënderuar atë për mbështetjen e palëkundur të Kanadasë për Kosovën dhe popullin tonë.
“Në Samitin e NATO-s, në Washington D.C., e falënderova për mbështetjen e palëkundur të Kanadasë për vendin dhe popullin tonë”, ka shkruar Osmani.
Në margjinat e Samitit të NATO-s në Washington, presidentja Osmani ka zhvilluar takime të shumta me burrështetas botëror dhe senatorë e kongresistë amerikanë. /Telegrafi/