Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin gjerman, Jörn Rohde, me të cilin diskutuan për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë.
Gjatë takimit me ambasadorin gjerman, presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili krijon mundësi të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve tanë pa dallim.
Në këtë kontekst ka falënderuar ambasadorin Rohde për mbështetjen e Gjermanisë në procesin e votimit në Asamblenë Parlamentare.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për intensifikimin e bashkëpunimit, ndërmjet të dy shteteve.
Presidentja Osmani, e cilësoi Gjermaninë si aleate strategjike dhe mbështetëse të fuqishme e Kosovës në rrugën euroatlantike, thuhet në komunikatën nga takimi. /Telegrafi/