Telegrafi

Osmani: Është me rëndësi zgjedhjet të ndodhin – marrëveshja finale s’do të implementohet

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka thënë se një marrëveshje finale nga kjo qeveri nuk do të mund të implementohet ngase kjo qeveri s’ka legjitimitet, kredibilitet dhe popullaritet.

Në një bisedë virtuale me Cédric Wermuth, ku kanë qenë të pjesëmarrës edhe Albin Kurti, e raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Carmonrreth,Osmani është shprehur se tek dialogu është me rëndësi zbatimi i marrëveshjeve.

Osmani beson se do të ketë zgjedhje shumë shpejt.

“Kur do të ketë zgjedhje? Të jem e sinqertë nuk e di. Shpresoj që kjo të bëhet së shpejti. Është me rëndësi zgjedhjet të ndodhin, të kthehemi tek populli, të rilegjitimohemi sikur pozita ashtu edhe opozita. Mendoj gjithashtu se dialogu është me rëndësi, por nuk e përbën jetesën në Kosovë, papunësia dhe luftimi i korrupsionit janë me rëndësi jetike”, ka deklaruar ajo.