Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur të turpshme bllokimin e Ligjit për luftimin e pandemisë COVID-19 nga Qeveria e Kosovës.
Osmani në një postim në Twitter shkruan se vetëm mbrëmë në Kosovë kanë vdekur tetë persona nga coronavirusi, megjithatë Qeveria dhe partitë në koalicion po bllokojnë miratimin e Ligjit.
“Tetë persona vdiqën vetëm dje për shkak të COVID-19. Megjithatë, Qeveria e Kosovës, shumica e partive të koalicionit po bllokojnë miratimin e ligjit anti-COVID-19, i cili do të mundësonte zbatimin e duhur dhe të ligjshëm të masave anti-COVID. E turpshme!”, shkruan kryeparlamentarja.
Ndryshe, një ditë më parë deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk kanë miratuar shmangien e rregullores për të futur në rend dite Projektligjin e Kuvendit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Me 59 për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ky Projektligj nuk arriti që të hyjë në rend dite në seancën e së enjtes. /Telegrafi/
8 people died only yesterday because of #covid19. Yet, the KS Government & most coalition parties are blocking the anti-covid law from passing, which would enable proper & lawful enforcement of anti-covid measures. Disgraceful! pic.twitter.com/G4U8DdRQrF
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) July 10, 2020