Telegrafi

Osmani në homazhet te varri i Fehmi Aganit: Ishte krahu i djathtë i presidentit Rugova

Foto: Vjosa Osmani/EkonomiaOnline

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe te varri i Fehmi Aganit, në 22 vjetorin e vrasjes së tij, ndërsa kërkuan drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

Në 22 vjetorin e vrasjes makabre të Aganit, njeriut që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në vendosjen e bazamentit të shtetit Kosovës u bënë nderime te varri i tij për ta kujtuar shpirtin e tij liridashës dhe mbi të gjitha intelektualin që kurrë nuk rreshti së punuari për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

“Ishte njeriu që gjithmonë dinte të bënte të gjithë bashkë, ishte krahu i djathtë i presidentit historik Rugova dhe mbi të gjitha punoi që sakrifica e popullit të Kosovës për liri të dëgjohej edhe përtej kufijve tanë”, tha ajo.

Lexo po ashtu Osmani dhe Kurti homazhe te varri i Fehmi Aganit: Ishte intelektual që kurrë nuk rreshti së punuari për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran

Ajo kërkoi drejtësi për të gjithë ata që ua mori jetën regjimi gjenocidal i Serbisë. /Telegrafi/