Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin italian në Kosovë, Nicola Orlando.
Sipas kumtesës nga Kuvendi, Osmani ia ka prezantuar ambasadorit Orlando kopjen origjinale të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe e ka njoftuar atë me procesin e hartimit të aktit më të lartë juridik shtetëror, duke falënderuar për kontributin anëtarët e Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Kosovës.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është jo vetëm akti më i lartë juridik i shtetit. Ajo njëkohësisht ngërthen përpjekjet e popullit të Kosovës për krijimin e shtetit”, është shprehur Osmani.
Ndërkaq ambasadori Orlando ka përgëzuar kryetaren Osmani për Ditën e Kushtetutës.
Po ashtu komunikata thekson se me ambasadorin Orlando, Osmani diskutoi edhe për masat që po ndërmerren nga institucionet kosovare në përballje me pan deminë globale COVID-19 si dhe përgjegjësitë e Kuvendi të Kosovës për menaxhimin e kësaj situatë, mbështetur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese./Telegrafi/