Presidentja Vjosa Osmani bashkë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe nënkryetaren, Saranda Bogujevci kanë bërë homazhe në përkujtim të ish-deputetit, Ali Lajçi.
Në hollin e Kuvendit të Kosovës po bëhen homazhe dhe po ngushëllohet familja Lajçi.
Në hollin e Kuvendit të Kosovës bëhen homazhe deri në orën 12:00. Ndërkaq, ceremonia e varrimit do të jetë në orën 13:00 në varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinës.
Në kujtim të jetës së tij do të mbahet edhe akademi përkujtimore në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.
Ndryshe, Ali Lajçi ka ndërruar jetë të dielën.
Ai ishte i dënuar politik nga regjimi i Serbisë. Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg.
Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/