Site icon Telegrafi

Osmani i drejtohet Selimit: Ndalni akuzat dhe fyerjet ndaj deputetëve, ministri ia kthen se do ta marrë parasysh këshillën

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i është drejtuar ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi që të ketë kujdes me fjalorin drejtuar deputetëve.

Osmani u shpreh se këtu jemi në shtëpinë e deputetëve dhe duhet të ndalohet qasja e akuzave dhe ofendimeve ndaj deputetëve.

“Ministër Selimi ju rekomandoj miqësisht që në vend se të akuzoni deputetët që nuk e lexojnë Kodin, uluni e punoni me ta sepse do të ju duhen deputetët. Duke e ditur sesa i rëndësishëm është Kodi Civil, nuk është qasje e pranueshme që të vini në Kuvend për të kaluar këto projekte të rëndësishme, e në vend që t’i akuzoni deputetët ju duhet ti bindi ata që ta votojnë këtë Kod”, ka thënë Osmani.

E ministri Selimi në replikën ndaj kryeparlamentares, tha se do ta marrë parasysh këtë këshill të saj.

“Faleminderit kryetare dhe këshillën tënde do ta marr seriozisht. Kam qenë në cdo mbledhje të komisionit, kam raportuar para deputetëve, jam i rregullt shumë. Unë e kuptoj parlamentarizmin, dhe me këtë synoj që ti shtyjë projektet përpara.

Ndoshta reagimi im ndaj deputeti Hyseni ishte reflektim i reagimit të tij. Nuk ka qenë korrekte që të bëhet politikë dhe të hedhën poshtë mbi 1 mijë nene për 3-4 nene që mund të ndryshohen në mes dy leximeve”, tha Selimi.

Ai në fund ftoj sërish deputetët e Kuvendit që ta votojnë Projekt Kodin Civil. /Telegrafi/

Exit mobile version