Site icon Telegrafi

Osmani dhe Rohde diskutojnë për çështjen e Urës së Ibrit në veri

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritu në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

“Osmani ka ripotencuar rëndësinë që plani i zbatimit për hapjen e urës të bëhet në konsultim e koordinim midis institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, dhe se hapja e saj është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie”, thuhet në njoftim.

Në takim u diskutua edhe për zhvillime që ndërlidhen me Procesin te Berlinit.

Presidentja përsëriti mbështetjen e saj të plotë për marrëveshjet e dalura nga ky proces.

Exit mobile version