Presidentja Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington me ftesë të sekretarit amerikan Antony Blinken, në margjina të Samitit të NATO-s, ka takuar presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq.
Osmani ka theksuar se Kroacia është një ndër aleatet kyçe të Kosovës në rajon dhe ndër mbështetëset kryesore të rrugëtimit tonë euroatlantik.
Me homologun Milanoviq, Osmani ndër të tjera ka diskutuar për aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe mbështetjen jetike nga aleatët kroatë, si dhe rëndësinë strategjike të anëtarësimit të Kosovës për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në rajon dhe përtej.
Në këtë kontekst, Osmani ka falënderuar presidentin Milanoviq, i cili gjithnjë ka qenë zë i fuqishëm pro anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.