Telegrafi

Osmani dhe kancelari gjerman flasin për angazhimin e përbashkët në integrimin e euroatlantik të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian, ka takuar kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me kancelarin gjerman ka pasur një diskutim të rëndësishëm.

“Diskutim i rëndësishëm me Kancelarin Scholz në kuadër të Samitit të Liderëve të EPC-së, lidhur me angazhimin tonë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Osmani, transmeton Telegrafi.

Presidentja Osmani po qëndron në Britaninë e Madhe ku po mbahet takimi i katërt u Komunitetit Politik Evropian, i cili ka mbledhur liderët e shteteve evropiane. /Telegrafi/