Çdo vit shtetasit amerikanë mblidhen për të festuar Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve (4 korrik), e cila ka një kuptim të thellë në historinë e kombit amerikan.
Edhe mbrëmjen e së martës në hapësirat e ambasadës së SHBA-së në Kosovë u organizua një ndejë festive për këtë datë.
Përmes një postimi në platformën X ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier përmes një video ka treguar se si u festua kjo datë, duke paraqitur në sfond një kërcim të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me familjen e saj.
“Fillimi i festës, dje në pritjen e Ditës së Pavarësisë. Faleminderit ekipit të ambasadës dhe veçanërisht Presidentes Osmani dhe familjes së saj që na u bashkuan”, ka shkruar Hovenier.
Getting the party started at our Independence Day Reception yesterday! Thanks to the Embassy Team and especially to President Osmani @VjosaOsmaniPRKS and her family for joining us! pic.twitter.com/aoLgNI7ukL
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 3, 2024