Site icon Telegrafi

Osmani dhe emisari francez për Ballkanin Perëndimor, bisedojnë për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin midis Kosovës dhe Francës, zhvillimet e fundit si dhe anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike.

Në komunikatën nga Presidenca, thuet se gjatë takimit presidentja Osmani përshëndeti hapjen e Institutit francez në Prishtinë, duke theksuar rëndësinë vitale të këtij instituti në forcimin e lidhjeve midis dy vendeve, përmes promovimit të vlerave të përbashkëta dhe thellimit të mirëkuptimit të ndërsjellë nëpërmjet gjuhës dhe kulturës.

Më tej, u diskutua për zhvillimet në fushën e sigurisë, ku Presidentja shprehu përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm me Francën.

Presidentja Osmani dhe z. Troccaz biseduan edhe për përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në institucionet euroatlantike, ku theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Francës, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Exit mobile version