Në kuadër të panelit fjalën e tij do ta ketë Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, si dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Maqedoninë e Veriut , Narine Sahakjan. Krahas nikoqirëve, në panel pritet që fjalë të ketë edhe Dejvid Kulen, udhëheqës i Departamentit për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në Drejtorinë për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerimin e Komisionit Evropian (DG NEAR), si dhe përfaqësuesi i zyrës së UNDP-së në Bruksel – Tomas Dederuvarder.
Gjetjet e studimit do ti prezantojë Fatmir Besimi, Këshilltar për Çështje Ekonomike në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në prezantim pritet pjesëmarrës të jenë një numër i madh të Ambasadorësh të BE-së, përfaqësues të vendeve – anëtare në Bruksel, delegatë nga grupet punuese të Këshillit të BE-së për Ballkanin Perëndimor (KOVEB), euro-deputetë, përfaqësues të Drejtorive të përgjithshme përgjegjës për ndjekjen e gjendjeve në Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të kabineteve të komisionarëve të rij, përfaqësues të mëparshëm të BE-së që kanë punuar në Maqedoninë e Veriut si dhe përfaqësues të tjerë të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale dhe gazetarë, me seli në Bruksel./Telegrafi/