Site icon Telegrafi

Osmani dërgon kurorë dhe telegram ngushëllimi për Haxhi Thaçin përmes këshilltarëve të saj

Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi sot i është dhënë lamtumira e fundit.

Para ceremonisë së varrimit, u organizua një mbledhje komemorative, ku u vlerësua lartë figura e Haxhi Thaçit dhe kontributit të tij për lirinë e vendit.

Aty u tha se Haxhi Thaçi mbolli farën e lirisë dhe la trashëgiminë historike të Kosovës.

Për homazhe dhe në ceremoninë e varrimit nuk u pa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila nuk ka mundur të marrë pjesë pasi që ndodhet për vizitë zyrtare në Berlin.

Lexo po ashtu Osmani ngushëllon Thaçin për humbjen e babait: Kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun, do të mbeten kujtim dhe krenari

Mirëpo, Telegrafi ka mësuar se dy këshilltarët e Presidentes Osmani, Ismet Krasniqi e gjeneral Sefer Isufi që është këshilltar ushtarak kanë marrë pjesë në homazhe dhe në varrimin e babait të Thaçit.

Ata madje i kanë dërguar telegram në emër të presidentes dhe një kurorë me lula gjithashtu në emër të presidentes.

Haxhi Thaçi ndërroi jetë të dielën, katër ditë pasi kishte takuar djalin e tij Hashim Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version