Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dënuar sulmin me dronë të Iranit ndaj Izraelit.
Osmani një postim në “X” ka shkruar se përpjekjet për paqe duhet të mbizotërojnë.
Ajo e ka cilësuar sulmin e Iranit si të paprecedentë në rajon dhe më gjerë.
“Kosova i bashkohet aleatëve në mbarë botën për të dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit. Ky përshkallëzim i madh po çon në paqëndrueshmëri të paprecedentë në rajon dhe më gjerë, me jetë të pafajshme që mbajnë peshën e saj shkatërruese. Përpjekjet për paqe duhet të mbizotërojnë”, ka shkruar Osmani.
Izraeli tha se rreth 300 dronë dhe raketa u hodhën nga Irani, ndërsa disa të tjera edhe nga Iraku dhe Jemeni.
Forca e Mbrojtjes e Izraelit tha se 99% e tyre u rrëzuan përpara se të hynin në hapësirën ajrore izraelite. /Telegrafi/
Kosovo joins allies around the world in condemning Iran's attack against Israel.
This major escalation is leading to unprecedented instability in the region and beyond, with innocent lives bearing the brunt of its devastating toll.
Peace efforts must prevail.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 14, 2024