Telegrafi

Osmani dekoron me urdhrin ‘Hero i Kosovës’, Smajl Hajdarajn në 20-vjetorin e vrasjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës, ish-deputetin e Kosovës, Smajl Hajdarajn.

Në 20 vjetorin e vrasjes së tij, Osmani tha se ai ishte jo vetëm politikan i devotshëm, por edhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.

“Liria jonë nuk është e përmbushur pa zbardhjen e vrasjeve politike. Do t`i dalim hakut heroit Smajl Hajdaraj, kur kryesit e veprës të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Osmani.

Smajl Hajdaraj ishte deputet i Kuvendit të Kosovës dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rugovë.

Ai u vra në një atentat më 17 janar 2002.

Hajdaraj është laureuar edhe me Dekoratën “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë dhe Medaljen e Artë të Pavarësisë nga Presidenti i Kosovës./Telegrafi/