Telegrafi

Osmani dekoron post-mortem mjeket e vdekur nga COVID-19

Foto: Ridvan Slivova

U.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se do të dekorojë post-mortem me Medaljen Presidenciale mjekët që kanë vdekur nga coronavirusi.

Osmani ka pohuar se mijëra punonjës shëndetësor u infektuan nga virusi Covid-19, si vija e parë e përballjes me pandeminë, transmeton Telegrafi.

“Përderisa shumica i mbijetuan këtij virusi të rrezikshëm dhe menjëherë u kthyen në shërbim të pacientëve, disa prej tyre, për fat të keq, humbën jetën në këtë përballje. Kontributi i tyre, duke dhënë edhe jetën vetëm e vetëm për t’i shërbyer pacientëve të tyre, duke respektuar betimin e Hipokratit deri në frymën e fundit, meriton të nderohet nga të gjithë ne.

Prandaj, në përputhje me përgjegjësitë e mia kushtetuese, kam vendosur që të dekorojë, post mortem, me Medaljen Presidenciale të Meritave, punonjësit shëndetësor të cilët derisa aktivisht po ofronin shërbime shëndetësore, u infektuan me Covid-19 gjatë pandemisë, dhe humbën jetën e tyre nga ky infeksion”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo ka thënë se ceremoninë e ndarjes së dekoratave do ta organizojnë së shpejti në Presidencë, në prani të familjarëve.

“Ndërkaq lista e të dekoruarve do të përditësohet konform informatave që i marrim nga institucionet përgjegjëse”./Telegrafi/