Site icon Telegrafi

​Osmani dekoron kontingjentin ukrainas të KFOR-it me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake kontingjentin ukrainas të KFOR-it në Kosovë.

Dekorimi i është dhënë për kontributin për më shumë se dy dekada për paqen dhe sigurinë e qytetarëve të Kosovës.

Osmani përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se medalja e sotme është mirënjohje ndaj 1400 grave e burrave të Forcave të Armatosura të Ukrainës, të cilët shërbyen në Kosovë që nga viti 1999 në kuadër të forcave të NATO-s.

Tutje tha se është edhe vlerësim ndaj profesionalizmit dhe trimërisë të cilat kjo ushtri po i manifeston në këto kohë të errëta për popullin ukrainas dhe për gjithë kontinentin tonë.

“Në kohën kur në Ukrainë po mbrohet në mënyrë dinjitoze e tashmja dhe e ardhmja e gjithë Evropës, populli i Kosovës qëndron me popullin dhe ushtarët e Ukrainës drejt fitores ndaj agresionit rus”, ka shkruar Osmani./Telegrafi/

Exit mobile version