Telegrafi

Osmani: Deklarimet e PAN-it se i kanë numra, deklarime të një projekti të dështuar

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, pas regjistrimit të saj si deputete tha se deklarimet e koalicionit PAN, se i kanë numrat, janë deklarime të një projekti të dështuar.

Osmani në një prononcim për media lidhur me mundësinë që deputetë nga koalicioni LAA-së të votojnë për qeverinë Haradinajn, tha se janë paragjykime dhe e tëra mbetet të shihet më 3 gusht, kur do të mbahet seanca konstituive.

Duke komentuar për votën e Teuta Rugovës, Osmani tha se ajo ka deklaruar se do të votojë ashtu siç ka vendosur Grupi Parlamentar i LDK-së.

Ndryshe, LDK ka vendosur që të mos votojë për qeverinë Haradinaj dhe as për Kadri Veselin, kryeparlamentar. /KP/