Site icon Telegrafi

Osmani: Çfarëdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një takim ambasadoren finlandeze Pia Stjernval, me të cilën biseduan për menaxhimin e pandeminë COVID-19.

U bisedua për fillimin e sesionit vjeshtor të punës së Kuvendit të Kosovës dhe fuqizimin e rolit të këtij institucioni në procesin e dialogut me Serbinë.

Kryetarja Osmani tha se çfarëdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit.

Sipas saj, para se të arrihet marrëveshja përfundimtare, është e domosdoshme që Kuvendit t`i dorëzohet platforma e bisedimeve për të cilën duhet të arrihet konsensus i gjerë.

Në këtë kontekst, ajo potencoi si të domosdoshme edhe transparencën përgjatë këtij procesi.

Të dy bashkëbisedueset diskutuan edhe për zhvillimet e fundit aktuale në vend. ​/Telegrafi/

 

Exit mobile version