Site icon Telegrafi

Osmani: Brenda disa ditësh do të vendoset për çështjen e tarifës ndaj produkteve të Serbisë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se brenda dy tri ditëve do të vendoset për çështjen e tarifës ndaj produkteve të Serbisë.

Osmani pas mbledhjes së Kryesisë në pyetjet e gazetarëve lidhur me tarifën tha se ekziston një marrëveshje e partive në qeveri lidhur me tarifën ndaj produkteve të Serbisë dhe lidhur me konkretizimin e kësaj marrëveshjeje këto dy-tri ditë të ketë një koordinim dhe do të vendosen hapat qoftë kohor ose përmbajtjesor lidhur me zbatimin e marrëveshjes për tarifën.

“Pra brenda pak ditësh do të jemi në gjendje… Por, siç kam potencuar këtë përgjigje nuk po e japi në emër të Kuvendit, por vetëm si partner i koalicionit qeverisës sepse kjo është çështje e qeverisë dhe e dy partive që janë në qeveri”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Ndryshe, edhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi sot gjatë ditës në një debat lidhur me dialogun Kosovë-Serbi tha se po e shqyrtojnë mundësinë që të heqin tarifën, ndërsa sipas tij, reciprociteti nuk do t’i pengojë bisedimet me Serbinë.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë thirrje që të mos hiqet taksa 100% ndaj produkteve serbe.

Haradinaj tha se AAK-ja do të jetë gjithmonë kujdestare e 17 shkurtit 2008. /Telegrafi/

 

Exit mobile version