Site icon Telegrafi

Osmani: Masakra në burgun e Dubravës dëshmi e krimeve nga regjimi gjenocidal serb

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se masakra në Burgun e Dubravës është njëra ndër dëshmitë rrëqethëse të krimeve nga regjimi gjenocidal serb dhe e cila ende nuk ka marrë një përgjigje nga instancat e drejtësisë.

Osmani thotë se forcat serbe kanë zbrazur egërsirën e tyre kundrejt të burgosurve të burgun e Dubravës, transmeton Telegrafi.

“22 vjet më parë, forcat serbe zbrazën egërsinë e tyre kundrejt të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës, fillimisht duke i torturuar e pastaj duke i ekzekutuar 150 dhe plagosur afro 300 prej tyre. Një kallëzim penal nga Shoqata e të Burgosurve Politik i bërë vite më parë ende nuk ka epilog”, thotë ajo.

Presidentja pohon tutje se “përkushtim i yni mbetet që dëshmitë e të mbijetuarve për këtë krim të mund të adresohen dhe drejtësia ta thotë fjalën e vetë, si një parakusht për paqe të qëndrueshme”.

Ndryshe, sot në oborrin e burgut të Dubravës, do të vendoset një lapidar në kujtim të të burgosurve të vrarë. /Telegrafi/

Exit mobile version