Site icon Telegrafi

Osmani: 10 vjet më parë GJND-ja iu dha përgjigje atyre që kishin pyetje rreth shtetësisë së Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 10 vjetorin e shpalljes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.

Osmani në një postim në Twitter tha se kishte nderin që ishte pjesë e ekipit që përfaqësoi Kosovën në atë kohë.

“10 vjet më parë, GJND vendosi që shpallja e pavarësisë nuk ishte në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare. E kisha për nder të isha pjesë e ekipit që përfaqësoi Kosovën që iu dha një përgjigje të gjithë atyre që kishin pyetje rreth ligjshmërisë së këtij akti si vullnet i njerëzve”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka shpërndarë edhe pjesë të opinionit të gjykatësit brazilian Trinidade i cili ishte në favor të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version