Telegrafi

Osman Azemi publikon një fotografi nga fëmijëria

(Foto: OsmanAzemiOfficial)

Aktori i njohur i Stupcave, Osman Azemi, ka rikujtuar fëmijërinë e tij përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.

Në imazhin e postuar në Instagram, ku numëron mbi 46 mijë ndjekës, ai ka treguar se fotografia është realizuar në vitin 1985.

(Foto: OsmanAzemiOfficial)

Në fotografi, Osmani i vogël është i veshur me të bardha dhe mban një kapelë interesante në kokë.

Lexo po ashtu Episodi 41-të i “Egjeli": A po i kthehet kujtesa Axhës Sheqë

“Viti 1985, afër Akademisë së Arteve në Prishtine. Sa i vogël, sa i mire. Foto e realizuar nga Ymer Ismaili”, shkruan në përshkrim.

(Foto: OsmanAzemiOfficial)

Osman Azemi është aktor i grupit humoristik Stupcat që nga fillimi dhe vazhdon të jetë pjesë e tij sot e kësaj dite.

Ai njihet më së shumti për portretizimin e roleve të femrave në skeçet dhe seritë e ndryshme, siç është roli Sabiles apo Tetës Gjyli.

Aktori aktualisht është pjesë e serialit “Egjeli” që transmetohet ekskluzivisht në platformën Gjirafa. /Telegrafi/