Site icon Telegrafi

Osimhen pësoi thyerje të shumëfishta në fytyrë pas përplasjes me Skriniar

(Foto: Screenshot/Twitter/CalcioMercato/Luca)

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, është diagnostikuar me fraktura të shumëfishta dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në Milano, pas përplasjes me mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

Menjëherë pas incidentit është vërejtur se është fjala për lëndim serioz, pasi u vërejt që fytyra e futbollistit të Partenopei u përplas në kafkën e lojtarit të Nerazzurrëve.

Menjëherë pas iu shfaq ënjtje rreth syrit të majtë dhe mollëzës, ndërsa ai ishte në gjendje të largohej në këmbë nga fusha, përkundër këtij dëmtimi.

(Foto: Screenshot/Twitter/SpondaInter)

Osimhen është dërguar në spitalin San Raffaele për ekzaminime mjekësore që treguan thyerje të shumëfishta në ashtin e majtë të mollëzës (os zygomaticus) dhe në kockën rreth syrit (os lacrimale).

Nigeriani do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në Milano në spitalin Niguarda, ku do të mbikëqyret nga ekspertët mjekësorë. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Twitter/CalcioMercato)
(Foto: Screenshot/Twitter/Luca)
Exit mobile version