Victor Osimhen mbetet një objektiv transferimi për Chelsean dhe ardhja e tij këtë verë nuk është e përjashtuar, raporton Ben Jacobs.
Gazetari thotë se Napoli dhe Blutë po ‘përparojnë’ në negociatat për një lëvizje për sulmuesin.
Chelsea do të nënshkruante me nigerianin nën dy kushte.
Së pari, struktura e marrëveshjes me Napolin duhet të jetë ‘më e favorshme’ për blutë.
Së dyti, Osimhen duhet të pranojë një pagë bazë më të ulët në sezonet pa futbollin e Ligës së Kampionëve.
25-vjeçari nuk ka luajtur për Napolin këtë sezon pasi ka kërkuar një largim.
Sezonin e kaluar, ai shënoi 15 gola në 25 paraqitje në Serie A. /Telegrafi/