Site icon Telegrafi

Osimhen e pranon se do të largohet nga Napoli, përmend dy gjigantët e Ligës Premier

Victor Osimhen ka zbuluar se e ardhmja e tij nuk është te Napoli, pasi e ëndërron kalimin në Ligën Premier.

Sulmuesi nigerian zbuloi po ashtu se ka refuzuar oferta të çmendura nga Arabia Saudite, ndërsa fokusi mbetet në Angli.

“Kam refuzuar ofertat e çmendura nga Arabia Saudite! Unë kam vetëm dy fanella nga klub të Ligës Premier: Chelseat dhe Manchester United”, ka thënë fillimisht Osimhen, transmeton Fabrizio Romano.

Lexo po ashtu Osimhen apo Toney? Fabrizio Romano tregon se kush ka më shumë gjasa t'i bashkohet Chelseat në janar

“Ishte e pabesueshme të fitosh Scudetton në Napoli. Ndjeva dashuri të pabesueshme nga fansat, ishte e pabesueshme”.

“Duhet të jem i sinqertë, kurrë nuk kam menduar të largohem verën e kaluar pasi Napoli donte të më mbante. Por, kur erdhi oferta nga Arabia Saudite, ishte e madhe. E madhe… ishte e vështirë të refuzohej”.

“Oferta e Al Hilal? Ishte çmenduri… sa më shumë thosha jo, aq më shumë e rrisnin propozimin financiar!”.

Lexo po ashtu Tre gjigantët e Ligës Premier e duan Victor Osimhenin

“Ishte si: UAU. Do të ndryshonte jetën time dhe ata nuk u dorëzuan kurrë! Por, unë thashë: Jo, faleminderit. Unë po qëndroj këtu”.

“Unë nuk kam një skuadër të preferuar në Ligën Premier, por kam dy fanella nga vëllai im: Chelseat dhe Man United”.

“Shumë nga miqtë e mi janë tifozë të Chelseat, pak prej tyre që janë tifozë të Man Utd”.

“Liga Premier është liga më e vlerësuar nga çdo lojtar afrikan – është një ligë e madhe”, ka shtuar më tej Osimhen. /Telegrafi/

Exit mobile version