Napoli thuhet se refuzoi një ofertë me vlerë 140 milionë euro nga Al-Hilal për Victor Osimhen dhe lojtari refuzoi një pagë prej 60 milionë euro për sezon.
Sipas mediumeve L’Equipe dhe Sky Sports UK, propozimi i jashtëzakonshëm është paraqitur nga klubi i Arabisë Saudite këtë muaj, por u refuzua nga italianët dhe sulmuesi i tyre.
Ndërsa të tjerët kanë shkuar tashmë në Superligën e Arabisë Saudite në kulmin e karrierës së tyre, duke përfshirë Karim Benzema, Sergej Milinkovic-Savic dhe Marcelo Brozovic, Osimhen nuk ka ndërmend ta bëjë këtë lëvizje ende.
Nuk dëmton fakti që Napoli po diskuton një zgjatje të re të kontratës për sulmuesin nigerian, por gjithashtu vlen të përmendet se 140 milionë euro do të ishin refuzuar pavarësisht, edhe nëse do të kishte ardhur nga një ekip i madh evropian.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka vendosur çmimin mbi 150 milionë euro për Osimhen.
Raportohet se paga e ofruar nga Al-Hilal te Osimhen do të kishte vlerën e jashtëzakonshme prej 60 milionë eurove në sezon.
Në anën tjetër, nigeriani po diskuton një marrëveshje prej 7 milionë eurosh në sezon plus bonuse në Stadio Diego Armando Maradona. /Telegrafi/