Site icon Telegrafi

Osimhen apo Toney? Fabrizio Romano tregon se kush ka më shumë gjasa t’i bashkohet Chelseat në janar

Gazetari dhe eksperti italian i transferimeve, Fabrizio Romano ka treguar se Ivan Toney ka më shumë gjasa se Victor Osimhen të transferohet te Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit.

Blutë e Londrës janë lidhur me një numër sulmuesish për afatin e ardhshëm kalimtar, ndërsa së fundmi për mundësinë e një transferimi ka folur edhe eksperti Romano.

“Me Chelsean , një sulmues i ri me siguri do të diskutohet përpara afatit të janarit”, ka thënë fillimisht Romano për Caught Offside.

“Për pozicionin e sulmuesit, ne tashmë dimë për lidhjet me Ivan Toney dhe Victor Osimhen, dhe sigurisht që secili prej tyre do të ishte nënshkrimi i madh”.

“Për Osimhen, megjithatë, unë ende mendoj se një largim në janar nga Napoli duket i vështirë”, përfundoi eksperti i transferimeve.

Toney aktualisht është pezulluar deri më 16 janar 2024, për aktivitetet e tij të vënies së basteve basteve.

Atij mund t’i duhet pak kohë për t’u përshtatur në ndeshje, por ai është një sulmues i provuar në Ligën Premier, me 32 gola në 66 paraqitje në këtë garë.

Lexo po ashtu Chelsea e gatshme ta thyej rekordin e klubit për transferimin e Victor Osimhen

Osimhen, ndërkohë, do të kushtonte shumë, pavarësisht se kontrata e tij skadon në vitin 2025 – Napoli di se si të marrë para për lojtarët e tyre më të mirë.

Nigeriani ka shënuar 65 gola në 111 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën italiane. /Telegrafi/

Exit mobile version