Telegrafi

Osijeku e blindon Mirlind Dakun, sulmuesi nga Kosova zgjat kontratën me klubin kroat

Mirlind Daku ka vazhduar kontratën me klubin kroat, NK Osijek.

Pas dy viteve të kaluara si huazim, gjashtë muaj te Kukës e një vit e gjysmë te Ballkani, Daku është rikthyer te skuadra kroate.

Top shënuesi i edicionit të kaluar në Superligën e Kosovës ka besimin e madh të klubit që e kanë shpërblyer me kontratë të re.

Osijek e ka bërë publike tanimë se Daku ka vazhduar kontratën me këtë klub deri në qershor të vitit 2024.

Vlen të theksohet se sulmuesi gjilanas ditën e djeshme ka debutuar edhe në elitën e futbollit kroat, ku Osijek triumfoi 1-2 në udhëtim te Dragovoljac.

Reprezentuesi kosovar megjithatë mund të largohet këtë sezon nga Osijeku si huazim për një vit, ku ofertat nuk janë duke munguar për të. /Telegrafi/