Me një ceremoni si kurrë më parë, “Oscars 2021” kishte akoma më shumë njerëz për të kujtuar në segmentin e “In Memoriam”.
Por në mënyrë të pashmangshme ka ankesa në rrjetet sociale për anashkalimin e disa personave të rëndësishëm.
Këtë vit, ylli i “Arrested Development”, Jessica Walter dhe ylli i “Glee”, Naya Rivera, nuk u përfshinë.
Ndërkohë, Luke Perry dhe Cameron Boyce nuk ishin të përfshirë në 2020, edhe shumë të famshëm tjerë që ndërruan jetë nga COVID-19.
Sidoqoftë, ylli i “Black Panther”, Chadwick Boseman po vazhdon të nderohet edhe pas vdekjes, i cili njëherësh ishte i nominuar për një ‘Oscar’.
Hollywood humbi disa yje të tjerë të mëdhenj, përfshirë Olivia de Havilland, Sean Connery, Cicely Tyson, Cloris Leachman dhe Christopher Plummer.
Regjisorët e shquar të filmave që vdiqën gjatë vitit të kaluar janë edhe Carl Reiner, Lynn Shelton, Bertrand Tavernier, Joan Micklin-Silver, Alan Parker etj.
Në ceremoni u bënë homazhe edhe për reperin DMX, Helen McCrory, Kelly Preston, Fred Willard dhe George Segal.
Ceremonia e “Oscars” këtë vit po zhvillohej nën respektimin e masave ndaj coronavirusit.
Fansat e Nayas u mërzitën po ashtu kur panë se aktorja nuk ishte e përfshirë në “In Memoriam” në “Grammys 2021”. /Telegrafi/