Mesfushori brazilian, Oscar, ka shënuar golin e tij të parë këtë sezon me skuadrën e tij, Shanghai SIPG.
Braziliani u transferua në janar nga Chelsea për në Kinë tek skuadra e Shanghai SIPG për një shifër prej rreth 60 milionë eurove.
Megjithatë, deri më tani ka dëshpëruar me paraqitjet e tij, duke humbur dy penallti brenda 11 minutave javën e kaluar.
Por, tani ka ardhur goli i parë i Oscarit, i cili ka shënuar në fitoren 3-0 të skuadrës së tij ndaj Hebei.
Oscar ka shënuar nga pika e bardhë në minutën e 67 të ndeshjes. /Telegrafi/