Telegrafi

Oscar Garcia: Nuk kam parë futbollist si Ronaldo derisa doli në skenë Messi

Ronaldo dhe Lionel Messi (Foto: Getty Images/Guliver)

Lionel Messi është i vetmi lojtar që mund të arrijë standardet e vendosura nga fenomeni brazilian, Ronaldo, ka thënë Oscar Garcia.

Me vite të tëra në Camp Nou kanë kaluar talentë të jashtëzakonshëm të futbollit, disa prej të cilëve kanë arritur nga Amerika Latine.

Në sezonin e paharruar te Barcelona (1996/1997), Ronaldo tërhoqi interesimin e gjithë botës aftësitë dhe lojën e tij, kur arriti të shënonte 47 gola në të gjitha garat.

(Foto: Shaun Botterill/Allsport/Getty Images/Guliver)

Garcia është një prej ish-lojtarëve që e ka pasur mundësinë të luajë krahas kampionit të botës dhe është mahnitur me performancat e fenomenit. Ai ka thënë se nuk ka parë asnjë futbollist si braziliani derisa u shfaq Messi.

“Kam pasur fatin të jem shumë pranë tij (Ronaldos) gjatë realizimit të disa prej golave, e kam parë sa shpejt lëvizte, ishte akoma më vështirë që ta kapësh kur i festonte golat, ishte akoma në të njëjtën shpejtësi”.

(Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Që nga stërvitja e parë e pamë se ishte një futbollist ndryshe dhe e dinim se do të na ndihmonte shumë. Menjëherë dihej se do të bëhej yll botëror dhe u bë, por vëmendjen ma tërhoqi përulësia e tij, i trajtonte të gjithë njësoj dhe gjithmonë qeshte dhe bënte shaka, fitoi vetëbesim shumë shpejt”.

“Deri në shfaqjen e Messit, nuk kisha parë futbollist që lëvizte me top në atë shpejtësi. E kam parë vetëm atë (Ronaldon) dhe Messin duke bërë diçka të tillë”.

“E kam pasur fatin të kem shumë bashkëlojtarë të shkëlqyer, por padyshim se Ronaldo është në top tre më të mirët”, ka deklaruar Garcia për Marca. /Telegrafi/