Telegrafi

Oscar është lojtari i pestë më i paguar në botë, si do të mund ta merrte Barcelona tani!

Ka qenë një afat kalimtar i ngarkuar për Barcelonën, por duket se nuk ka përfunduar, pasi emri i Oscar dos Santos lojtarin është lidhur së fundmi me klubin katalanas.

Braziliani është aktualisht lojtari i pestë që i fiton më së shumti në futbollin botëror pas kontratës së tij me Shanghai SIPG , e cila zgjat deri në vitin 2024.

Në fillimishin e vitit 2017, klubi kinez nënshkroi me brazilianin nga Chelsea për 60 milionë euro dhe i ofroi pagë të mëdha, diku rreth 22 milionë euro në vit.

Oscar do të ishte i gatshëm të ulte shumë pagën e tij për t’u rikthyer në futbollin evropian, pra duke u bashkuar me Barcelonën.

Duket se tashmë paratë nuk janë problem për të pasi në pesë vite, ai ka fituar më shumë se 100 milionë euro.

30-vjeçari ka fituar Superligën dhe një Superkupë në Kinë, ndërsa ishte ishte te Chelsea fitoi dy tituj të Ligës Premier.

Ai gjithashtu ka luajtur për Brazilin në 48 ndeshje, duke shënuar 12 gola.

Për momentin, Barcelona nuk e sheh si prioritet Oscarin, pasi Xavi është shumë i interesuar për një qendërsulmues./Telegrafi/