Telegrafi

Oscar dëshiron të lë kombëtaren e Brazilit dhe të përfaqësojë atë të Kinës

Mesfushori brazilian Oscar është i prirur të bëjë një ndërhyrje ndërkombëtare, në mënyrë që të mund të përfaqësojë Kombëtaren Kineze në të ardhmen.

Ish-ylli i Chelseat u largua nga Stamford Bridge në janar të 2017 për t’u bashkuar me ekipin e Superligës Kineze, Shanghai SIPG, për një shifër prej 60 milionë euro dhe që nga ajo lëvizje e madhe parash, ai ka shijuar sukses të madh në këtë vend.

28-vjeçari ka shënuar 24 gola në 79 ndeshje për klubin dhe tani, pas tre vjetësh në këtë vend, Oscar dëshiron të kalojë besnikërinë ndërkombëtare nga Brazili te Kina.

Lexo po ashtu Lista me 11 lojtarët e vetëm që kanë arritur të regjistrojnë mbi 20 asistime brenda një edicioni

Megjithë ambiciet e tij të larta, problemi mbetet; Ligjet e FIFA-s nuk lejojnë lojtarët të kalojnë besnikërinë nëse ata tashmë kanë përfaqësuar vendin e tyre në një ndeshje konkurruese.

Oscar, i cili ka bërë 47 paraqitje për Brazilin që prej debutimit të tij në vitin 2011, do të donte të shihte ato rregullore të ndryshojnë.

“Sigurisht që mund të mendoj për këtë sepse është e vështirë të shkoj në Kombëtaren e Brazilit tani sepse jam këtu, por në Kinë të gjithë shohin se sa mirë unë luaj”, ka thënë fillimisht Oscar për Sportscene.

“Kombëtarja e Kinës ka nevojë për një mesfushor të mirë, kështu që mendoj se mund të ndihmoj me këtë”.

“Më pëlqen Kina, por lojtarët tani që shkojnë në Kinë për të ndryshuar kombësinë e tyre, ata gjithashtu mund të bëjnë më mirë”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/